Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka përmbushur detyrimet e saj dhe ka merituar vlerësimin për ecurinë e reformave, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.

Rama u ndal te rritja e buxhetit të vendit, i cili sipas tij ka arritur në 10 miliardë euro, duke theksuar se ky zhvillim përbën mbështetje edhe për bizneset e vogla.

“Kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe e kemi merituar notën. Sot buxheti që kemi është 10 miliardë euro dhe vjen si një mbështetje edhe për bizneset e vogla”, u shpreh kryeministri.

Ai përmendi gjithashtu transformimin e Tiranës, duke iu referuar periudhës kur ishte kryetar i Bashkisë së kryeqytetit.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te sfidat ekonomike me të cilat përballet Bashkimi Europian, duke theksuar se Europa ndodhet në një moment vendimtar të transformimit të ekonomisë së saj.

Sipas Ramës, konferenca ka kaluar nga dialogu në zotime për të dytin vit radhazi, ndërsa suksesin e bashkëpunimit duhet ta matin projektet dhe investimet konkrete.

“Kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe e kemi merituar notën. Sot buxheti që kemi është 10 mld euro dhe vjen si një mbështetje edhe për bizneset e vogla. Tirana, mund ta shikoni se si ka ndryshuar dhe ndryshon dita ditës. Kur u bëra kryetar i bashkisë së Tiranës, kishim një Bulevard, ndërsa sot jemi në të njëjtë garë me Europën. Europa është në një moment vendimtar të transformimit të ekonomisë së saj. Kjo konferencë ka kaluar nga dialogu në zotime, për të dytin vit me radhë. Suksesin duhet ta masim me projekte, investime. Ka tri gjera që do të vendosin industrinë e së nesërmes. Energjia dhe infrastruktura digjitale janë themelet e konkurrueshmërisë dhe besueshmërisë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: