Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke vënë në dukje se, pavarësisht kërkesave zyrtare të Brukselit, Tirana vijon të mos marrë masa konkrete.
Tomorri deklaroi se Bashkimi Europian i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë shqiptare shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, por kjo kërkesë, sipas tij, është shpërfillur nga qeveria.
‘Ka një presion, apo më saktë ka një kërkesë të Bashkimit Europian, e cila i është bërë zyrtarisht qeverisë shqiptare: shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Dhe qeveria nuk do t'ia dijë. Pastaj vazhdon situata *business as usual*. Pra, nuk ndodh gjë’, u shpreh gazetari.
'Ka një presion, apo më saktë ka një kërkesë të Bashkimit Evropian, e cila i është bërë zyrtarisht qeverisë shqiptare: shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura.
Dhe qeveria nuk do t'ia dijë. 2024 thua? Dhe pastaj vazhdon, dhe situata vazhdon 'business as usual'. Pra nuk ndodh gjë. Tani çështja shtrohet, ore këta janë seriozë?
Deri në momentin që ti të shikosh që këta e bëjnë këtë sepse kanë marrë një vendim për shkak të konjukturave gjeopolitike që përmendi Adri, që Shqipëria na duhet brenda sepse kështu është situata, kemi një luftë atje matanë në Ukrainë, dhe na rrezikohet i gjithë rajoni nga faktorë të tjerë, dhe para kësaj do mbyllim sytë? Apo e gjithë kjo është rezultat i lobimeve që Edi Rama di t'i bëjë mjeshtërisht?
Ka dhe një fakt shumë domethënës.
Të gjithë këta, të gjithë këta ish-zyrtarët e Bashkimit Evropian që kanë punuar në Shqipëri, janë njerëzit më të pasur në institucione. Pa shih çfarë ka ndodhur me Mogherinin, me zonjën Vlahutin, e me të gjithë këta.’, u shpreh gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.
© SYRI.net
VIDEO/ Berisha: Kumbaro të japë dorëheqjen, e shndërroi Ministrinë e Arsimit në një qendër torturash ndaj studentëve
Me strukturat e PD-së/ Çylybyli: Diskutojnë kandidatët për Bashkinë Shkodër dhe protestën e 28 Nëntorit