Aksident në Roskovec, makina përplas dy këmbësorët

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor në fshatin Strum të Roskovecit.
Një automjet, me drejtues një 39-vjeçar, ka përplasur dy këmbësorë, një 67-vjeçar dhe një 62-vjeçare.
Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.
“Rreth orës 17:30, në fshatin Strum, Roskovec, një automjet me drejtues shtetasin F. B., 39 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasin H. R., 67 vjeç, dhe shtetasen B. R., 62 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy këmbësorët, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor”, njofton policia.
/vizionplus.tv




