Atë që shkruhej në raportin e Komisionit Europian, nevojën e uljes së polarizimit të jetës parlamentare, Marta Kos komisionere e zgjerimit ua tha ballë për ballë, klasës politike në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian në Tiranë. Kërkoi dëgjimin e shqetësimeve të ngritura në sheshin e protestës. Disa nga çështjet e ngritura në protestat e fundit lidhen ngushtë me negociatat e anëtarësimit dhe ne do të bëjmë pjesën tonë për t’i trajtuar. Çështje të tjera kërkojnë dialog politik brenda Shqipërisë dhe duhen trajtuar nga politikanët, institucionet dhe shoqëria civile shqiptare. Qytetarët që kërkojnë veprime kundër korrupsionit, më shumë transparencë apo mbrojtje më të mirë të mjedisit mund ta çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e saj evropiane. Kërkesat e tyre janë një mundësi për ta përshpejtuar anëtarësimin. Nëse i merrni seriozisht këto shqetësime dhe hyni në dialog me ata që i ngrenë, do të forconi besueshmërinë e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.