Përplasje janë regjistruar para godinës së Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Efektivët i kanë shtyrë protestuesit drejt trotuarit përballë, pranë selisë së Kuvendit, pasi ata kundërshtuan zhvendosjen dhe kërkuan të vijonin qëndrimin në mes të bulevardit.
Protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë, ndërsa kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.












