Një 82-vjeçar ka humbur në zonën e Plazhit në Durrës dhe familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.
Bëhet fjalë për Batiar Çelën, i cili rezulton i humbur që prej orës 16:45 të ditës së sotme. Sipas familjarëve, ai është parë për herë të fundit në Lagjen 13, pranë Hotel Monduro.
Në momentin e largimit, 82-vjeçari ishte i veshur me një bluzë me zinxhir në ngjyrë blu të errët, tuta të zeza dhe mbante syzet që shihen edhe në fotografinë e publikuar.
Familjarët shprehen të shqetësuar për shkak të moshës së tij dhe kushteve të këqija atmosferike në Durrës, ndërsa kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë ose të ketë informacion për vendndodhjen e tij.
Kushdo që e ka parë apo ka dijeni për të, lutet të kontaktojë në numrin 069 271 9617.
Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për kthimin e tij pranë familjes!