Deputeti socialist Ulsi Manja i është përgjigjur demokrates Jorida Tabaku, e cila kërkoi ndërprerjen e diskutimeve për aktet normative pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e gjobave për bllokimin e rrugëve gjatë protestave. Manja sqaroi se Kuvendi ka kompetencën kushtetuese për të shqyrtuar aktin normativ brenda afatit 45-ditor, ndërsa theksoi se Gjykata ka pezulluar vetëm dispozitën që parashikon gjobat për bllokimin e rrugëve dhe jo të gjithë aktin normativ.
"Duhet të jemi të qartë nuk ka vendim gjykate që pezullon kuvendin të ushtrojë kompetencat sipas kushtetutës, që do të thotë ky kuvend ka komptentecë kushtetuese të shqyrtojë aktin normativ të këshillit të ministrave, brenda afatit 45 ditor. Është e pavërteta që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e aktivit normativ. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për kalimin e çështjes në seancë plenare për ta shqyrtuar, dhe ka pezulluar pikën lidhur me gjobat për bllokimin e rrugës, me arsyetimin që ka formulim të përgjithshëm dhe paraqet paqartësi në zbatimin e saj nga organet kompetente. Deri në shqyrtim, vetëm kjo pikë do të pezullohet. Por kur nuk përbën vepër penale, se kur përbën vepër penale ka një kod Rrugor për bllokimin e rrugës. Ky është vendimi sot, këto të tjerat janë retorike politike për të rritur adrenalinën e protestës në 28 nëntor. Por në më 28 nëntor ne do festojmë pavarësinë - jo përçarjen" tha Manja.
Lajmi kryesor:
‘Paketa antidhunë’/ Debate në Kuvend pasi Kushtetuesja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve! Opozita: Të ndalet shqyrtimi! PS: Preket vetëm një pikë e aktit normativ







