Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Strum të Roskovecit, ku një automjet ka përplasur dy persona që po lëviznin në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Automjeti drejtohej nga 39-vjeçari Fatjon Begaj, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur një 67-vjeçar dhe një 62-vjeçare.
Dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
