Një incident është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i dënuar dyshohet se ka dhunuar fizikisht një punonjës të policisë së burgjeve.
Sipas raportimeve në media, ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë mbrëmjen e kaluar, kur i dënuari D.Y. dyshohet se ka goditur me grushte efektivin e policisë së burgjeve me inicialet A.B.
Si pasojë e goditjeve, punonjësi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas raportimeve , i dënuari D.Y. është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim.
Deri më tani, nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me incidentin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur.














