Zgjedhjet presidenciale në Serbi, kush është kandidati i Listës Studentore Radomir Saiçic

26 Nëntor 2026 | 20:01

Radomir Saiçic, anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe profesor në Fakultetin e Kimisë në Beograd, pritet të jetë kandidati i Listës Studentore në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të planifikuara për 27 dhjetor.

Edhe pse procesi i votimit brenda kësaj liste nuk është përmbyllur zyrtarisht, Saiçic ka marrë mbështetjen e plenumeve studentore dhe përfaqësuesve parlamentarë. Sipas mediave serbe, kandidatura e tij pritet të shpallet zyrtarisht ditën e nesërme.

I lindur më 31 tetor 1961 në Beograd, Saiçic ishte një nga 14 themeluesit e grupimit qytetar “Lista e Studentëve”. Ai gjithashtu shpalli fitoren nga selia e kësaj liste gjatë natës së zgjedhjeve të 25 tetorit.

Në seancën konstituive të Kuvendit të ri të Serbisë, ai u emërua anëtar i Komisionit për Arsim, si dhe zëvendësanëtar i Komisionit për Mbrojtjen dhe Punët e Brendshme dhe i Komisionit për Kosovën.

Qëndrimet për Kosovën, Republikën Serbe dhe Rusinë

Gjatë fushatës zgjedhore, Saiçic ka tërhequr vëmendjen edhe për qëndrimet e tij lidhur me Kosovën, Republikën Serbe dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Në një intervistë për emisionin “Oko” të televizionit publik serb RTS, ai e cilësoi Kosovën si “territor të pushtuar përkohësisht”, duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë.

“Sipas Kushtetutës, Kosova dhe Metohia janë pjesë e patjetërsueshme e territorit tonë. Ky është një fakt dhe do të mbetet i tillë. Për mua, është një territor i pushtuar përkohësisht”, deklaroi Saiçiq.

Ai gjithashtu u shpreh në favor të ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Moskën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim në një rafineri nafte në Bangkok, plagosen rëndë 9 persona

Një shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Bangkok të Tajlandës ka shkaktuar plagosjen e të paktën nëntë personave, tre prej të cilëve ndodhen...
18:30 | 26/11/2026

Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit evropian po krijojnë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja në...
17:55 | 26/11/2026

Nga Ukraina te Kosova: Europa nuk mëson nga gabimet e saj strategjike

Kur mungesa e vizionit strategjik zëvendësohet nga kalkulimet politike, Europa rrezikon të prodhojë të njëjtat pasiguri që sot pretendon se kërkon t’i korrigjojë. Nga Esmeralda...
17:51 | 26/11/2026