Një incident është regjistruar mbrëmjen e kaluar në burgun e Burrelit, ku një i dënuar ka goditur një punonjës të policisë së burgjeve.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë, ku, sipas burimeve, i dënuari Dritan Imeri ka goditur efektivin e policisë së burgjeve, Agron Bebja.

Si pasojë e goditjes, punonjësi i policisë ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve, Imeri është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim.

Deri më tani, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka raportuar zyrtarisht për incidentin.