Egnatia bën krenar futbollin shqiptar, triumfon në Europë dhe sheh më pranë fazën tjetër
Tensione dhe kaos në stadiumin e Batumit në Gjeorgji, ku po zhvillohet përballja mes Besiktas dhe Hapoel Beer Sheva, e vlefshme për javën e pestë të fazës së ligës në Europa League.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 25-të të pjesës së parë, kur rezultati ishte 0-0, pas ndërhyrjes së policisë gjeorgjiane ndaj tifozëve turq. Situata u përshkallëzua pasi efektivët ndërhynë me forcë në sektorin ku ndodheshin mbështetësit e Besiktas, duke përdorur edhe gaz lotsjellës.
Për shkak të incidenteve, arbitri danez Krogh vendosi të ndërpresë takimin dhe i dërgoi të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë, futbollistët e Besiktas tentuan të qetësonin tifozët e tyre.
Tensionet kishin nisur që përpara fillimit të ndeshjes, kur një tifoz i Besiktas shpalosi një flamur palestinez, duke shkaktuar ndërhyrjen e parë të policisë. Më pas, në tribunë u shfaq edhe një banderolë me mesazhin: “Rebelim kundër pushtimit, liri për Palestinën”.
🚨 Gürcü polisi, Beşiktaş taraftarına müdahale etti ve çok yakın mesafeden biber gazı sıktı! https://t.co/xEA9w6K5SJ
— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) November 26, 2026
Pas më shumë se 30 minutash ndërprerje, skuadrat u rikthyen në fushë dhe ndeshja rifilloi.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, bilanci paraprak i incidenteve është një tifoz turk i plagosur, i cili u transportua me ambulancë drejt spitalit.
Takimi po zhvillohet në fushë neutrale, në Batumi të Gjeorgjisë, pasi për shkak të tensioneve dhe pamundësisë që klubet izraelite të luajnë në territorin turk, UEFA vendosi që përballja të mos zhvillohej në Turqi.
Top Channel