Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit.
Bëhet fjalë për të dënuarin Dritan Imeri, i cili është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim, ndërsa punonjësi i policisë së burgjeve i dëmtuar është Agron Bebja.
Të lidhura
None found
I dënuari ka kërkuar të shkojë në tualet dhe sapo efektivi ka hapur derën, e ka goditur në kokë me një objekt të fortë. Në ndihmë të punonjësit ka ndërhyrë edhe një efektiv tjetër i policisë së burgjeve.
Efektivi i dëmtuar është dërguar për ndihmë mjekësore, ku ka marrë gjashtë qepje në kokë.
Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor i Prokurorisë së Dibrës, i dënuari, kur është pyetur për arsyen e veprimit, është përgjigjur: “Ma dha truri”.



