Egnatia- Lincoln Red Imps në RTSH, Ajeti: I lumtur që luaj me Aleksin, jap gjithçka për klubin

Numan Ajeti, që luajti si titullar në mbrojtjen e Egnatias ndeshjen e sotme kundër Lincoln Red Imps ka folur për RTSH pas fitores 2-1 në “Air Albania”.
“Jam i lumtur që jap gjithçka për klubin. Më kanë pritur mirë të gjithë. E rëndësishme është që fituam. Nuk ka rëndësi performanca individuale, rëndësi ka suksesi i skuadrës. Nuk e kam të vështirë të luaj me Aleksin.
Jam i lumtur që luaj me të, pasi më ndihmon shumë. Është një mesfushor shumë i mirë, por edhe një qendërmbrojtës shumë i mirë. Asisti për golin? Nuk është vetëm merita e imja dhe e Fernandos, por e gjithë ekipit”, ka thënë mes të tjerash Ajeti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



