E rëndë në Maliq! Familjarët gjejnë të pajetë 43-vjeçaren në banesë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.11.2026, 21:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Sovjan të bashkisë së Maliqit, ku një grua 43-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja dyshohet se ka humbur ndjenjat teksa ndodhej në tualetin e shtëpisë, ku më pas është gjetur e pajetë nga familjarët.

Gjatë deklarimeve për grupin hetimor, të afërmit kanë treguar se 43-vjeçarja vuante nga tensioni i lartë i gjakut, i cili dyshohet se mund të ketë qenë shkak për humbjen e jetës.

Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes mbetet ende i pakonfirmuar.

Policia po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit