Milan rigjen buzëqeshjen në Europa League. Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim fitoi në transfertën e vështirë të Athinës ndaj Olympiacos 4-2, një sukses që erdhi me përmbysje në rezultat dhe që i ngjit kuqezinjtë në kuotën e 6 pikëve.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të skuadrës greke, një avantazh që e mori falë autogolit të Maignan që u shkaktua nga Pirola. Në fillimin e pjesës së dytë, Olympiacos ndëshkoi sërish kuqezinjtë, këtë radhë me Jota Silva duke e çuar rezultatin në 2-0. Pikërisht në këtë moment duket se Milani u zgjua dhe nisi përmbysjen e tij të rezultatit.

Ishte Hutchinson që i hapi rrugë kësaj përmbysjeje në minutën e 56 teksa shkurtoi diferencën në 2-1. Nga këmbët e anglezit lindi edhe goli i dytë i shënuar në minutën e 63 nga Cisse dhe rezultati shkoi në 2-2. Për të plotësuar përmbysjen iu desh të pritej minuta e 71 kur Hutchinson me një krosim gjeti saktë Pulisic që shënoi golin e rezultatit 3-2, ndërkohë që pokerin e golave e plotësoi Moreira që vulosi rezultatin përfundimtar të takimit 4-2 për Milanin.

Top Channel