Vendosni fjalën kyçe....

PD organizatë kriminale, e ngritur mbi interesa korruptive e mafioze” – Këlliçi


Nënkryetari i PD-së Këlliçi, tha mbrëmjen e sotme se PS është qartësisht organizatë kriminale, e ngritur mbi interesa korruptive, klienteliste dhe mafioze.

I ftuar në emisionin “Prime” në News24, deputeti demokrat theksoi se përplasjet mes klaneve brenda PS-së janë tregues i degradimit të kësaj force politike, ndërsa përgjegjësinë kryesore duke akuzuar kryeministrin Rama.

“PS-ja ka problemet e saj dhe është një organizatë kriminale me interesa të ndryshme korruptive, klienteliste dhe mafioze. Ka klane që përplasen gjithë kohës dhe është për të ardhur keq që një parti politike kthehet në një organizatë të mirëfilltë kriminale. Ajo që po shohim është se degradimi i kësaj force politike është i pashmangshëm. PS-ja është e gjitha një grup kriminal dhe kreu i saj është Edi Rama. Sa kohë nuk i biem problemit në kokë, aty duhet ta mbajmë diskurin”, u shpreh Këlliçi.