Çfarë ndodh me gjobat 5 milionë lekëshe? Gazetari sqaron vendimin e “Kushtetueses”
Gazetari Eni Ferahti, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Now me Erla Mëhillin”, sqaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e efekteve të aktit normativ të qeverisë prek vetëm gjobat prej 5 mijë lekësh të reja për bllokimin e rrugëve. Sipas tij, vendimi nuk përfshin gjobat dhe masat e tjera që parashikohen për protestuesit e dhunshëm, personat e maskuar apo ata që nuk u binden urdhrave të policisë.
Ferahti theksoi se masat e tjera vijojnë të jenë në fuqi, ndërsa pezullimi lidhet vetëm me gjobat e aplikuara gjatë protestave të fundit për bllokimin e rrugëve.
“Ky pezullim nuk i përfshin gjobat 500 mijë lekëshe të reja që parashikohen për rastet e personave të dhunshëm. Po përmend edhe rastet e tjera që nuk përfshihen në këtë vendim të Kushtetueses, si personat e maskuar apo ata që nuk u binden urdhrave të policisë. Këto janë gjoba që vijojnë të jenë në fuqi. Ne po flasim sot vetëm për pezullimin e efekteve të aktit normativ mbi vendosjen e gjobave me vlerë 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës, siç ka ndodhur gjatë këtij muaji, ku me sa di janë rreth 400 gjoba të aplikuara nga Policia e Tiranës”, deklaroi gazetari.
Ai sqaroi gjithashtu se Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta shqyrtojë çështjen me përparësi, çka nënkupton se në një kohë të afërt pritet një vendimmarrje përfundimtare mbi kushtetutshmërinë e masave të parashikuara në aktin normativ të qeverisë, i cili ndryshoi rregullat për zhvillimin e tubimeve.
Ferahti tha se dy gjyqtarët kushtetues kanë zgjeruar arsyetimin e tyre duke u ndalur edhe te rastet konkrete të protestave, përfshirë episodet e dhunës dhe përdorimin e forcës nga policia. Sipas tij, në këtë qëndrim është pranuar pjesërisht kërkesa e organizatave dhe grupit të studentëve.
“Gjykata Kushtetuese ka vendosur që këtë çështje ta shqyrtojë me përparësi. Kjo do të thotë se shumë shpejt do të kemi një vendimmarrje në tërësi, nëse do të cilësohen të ligjshme dhe proporcionale apo jo masat e marra nëpërmjet aktit normativ të qeverisë me fuqinë e ligjit, i cili ndryshon qasjen për tubimet”, u shpreh Ferahti.
“Të Bashkuar për Shqipërinë”, themelohet një forcë e re politike, nisma nis mbledhjen e firmave
Kapet 43-vjeçari me 30 doza kokainë pranë një shkolle, në banesë iu gjetën edhe rreth 400 gramë drogë
Lëviznin me mjet të blinduar dhe armë në Tiranë, gjykata cakton masat e sigurisë ndaj katër personave
- 21:17 Opozita izraelite bashkon forcat për të larguar Netanyahun, arrihet marrëveshja për ndarjen e ministrive
- 20:48 Fernando vendos në fund, Egnatia merr fitoren e parë historike në Conference League (VIDEO)
- 20:35 “Hyre në Lice se vizatove makinën e Enver Hoxhës”, Berisha përplaset me ministrin Gonxhja: Flet sekretari i partisë
- 20:35 Ndryshimet ligjore, gratë kandidate mund të kërkojnë urdhër mbrojtjeje gjatë fushatës
- 20:18 Marta Kos për Euronews Albania: Nuk mbajmë anë në çështjet tuaja të brendshme
- 20:12 Përurohet lapidari i Jakup Krasniqit në Negroc, familja falenderon qytetarët për mbështetjen