Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin “Rishtazi”. Rama u shpreh se tashmë Spiropali është një njeri i lirë në jetën politike dhe nuk është më e detyruar të ndjekë atë dhe Partinë Socialiste. Kryeministri pranon gjithashtu kundërshtitë, por kjo sipas tij, nuk e dëmton të vërtetën, përderisa e vërteta flet për veten e vet.

Pjesë nga intervista:

Të lidhura

None found

Gazetari: E di që jemi të kufizuar në kohë, por nuk mund të mos ju pyes edhe për deklaratat e Elisa Spiropalit. A mund të ndikojnë ato në një mënyrë tjetër të të kuptuarit të kësaj çështjeje?

Edi Rama: Ti je shqiptar 24 karatë, por ti punon për një media që është në një shtet tjetër. Unë në shtetet e tjera nuk flas për çështje politike të brendshme, sepse nuk ka asnjë kuptim që audiencës suaj t’i jap ato.

Gazetari: Por audienca jonë i ndjek këto zhvillime.

Edi Rama: Nuk kam asnjë problem t’i ndjekin me të tjerët, por nuk flas për çështje të brendshme, sepse janë çështje të tjera. Plus pastaj, Elisa tani është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të ndjekë mua dhe Partinë Socialiste.

Gazetari: Pyetja ishte nëse këto deklarata mund të dëmtojnë gjithë atë që ju shpjeguat, pra masat që po merrni, kur duket sikur ka një kundërshti mes tyre dhe asaj që ju thoni.

Edi Rama: Asnjë kundërshti nuk e dëmton të vërtetën për sa kohë e vërteta flet për veten e vet. Asnjë kundërshti nuk i dëmton faktet për sa kohë faktet pozicionohen ashtu siç duhet. Dhe çdo kundërshti që pastaj dëmton është një arsye për të kuptuar se ku qëndron problemi me ne. Por, për sa u përket kundërshtive që janë rreth e rrotull, janë si ato erërat që vetëm e forcojnë pemën.


Shtuar më 26.11.2026 22:05

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetgrandpashabetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisbahis siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet giriş