Sondazhi i Eduard Zaloshnjes për Bashkinë e Tiranës është tema e diskutimit në mbrëmjen e sotme të “Top Story”.

Sipas analistit të njohur, ka një lëvizje të madhe të elektoratit gri, që shkon kundër PS dhe PD dhe mund t’i japë avantazh një tjetër kandidati.

“Kam zhvilluar disa sondazhe dhe kam bërë një përmbledhje duke ekstrapuluar me numër banorësh. Në Bashkinë e Tiranës janë rreth 500 mijë banorë në gjendje për të votuar, në zgjedhjet e fundit kanë votuar vetëm 300 mijë, 60% e qytetarëve.

Kjo është përqindje e të gjithë shtetasve, edhe atyre jashtë vendit. KQZ raporton listat e zgjedhësve, që merren nga gjendja civile, por gjysma e tyre jetojnë jashtë Shqipërisë. Kanë të drejtë të votojnë dhe po të dua, vijnë.

Ata që banojnë në Tiranë janë 500 mijë, në total janë 700 mijë të rritur në gjendje për të votuar. Janë 200 mijë të rritur që nuk kanë votuar për partitë ekzistuese, çka tregon se kemi një rezervuar të madh banorësh të Tiranës, që mund të jenë të prirur të votojnë për dikë krejt tjetër.

Ka edhe një faktor tjetër, por kemi rrjedhje te PS, ku 15 mijë kanë votuar PS dhe duan të kandidojnë për dikë tjetër, nga ana tjetër janë 5 mijë te PD që votuan për Këlliçin dhe duan të votojnë tjetër kandidat. Këta i janë bashkuar grupit tjetër që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe e çojnë 33%”, tha Zaloshnja mes të tjerash.

Top Channel