E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Ne i kemi provat, do t’ju ndihmojmë t’i merrni”, Zogaj sqaron deklaratën e ambasadorit Wendt

Analisti Preç Zogaj ka komentuar deklaratën e ambasadorit, Eric Wendt, gjatë takimit me kreun e SPAK, Klodian Braho, ku u shpreh se ata disponojnë informacione dhe mund të ndihmojë autoritetet shqiptare në sigurimin e tyre.

Zogaj tha se bëhet fjalë për një deklaratë të fortë, duke theksuar se marrja e informacionit dhe provave bëhet sipas disa rregullave dhe procedurave. Sipas tij, ambasadori ka bërë të ditur se informacionet ndodhen në servera dhe se Shqipërisë do t’i ofrohet ndihmë për t’i siguruar ato.

Analisti tha se shumë politikanë dhe persona të botës së krimit mund të kenë krijuar bindjen se nuk do të zbulohen kurrë, por sipas tij, informacionet tashmë janë të disponueshme dhe duhet të kërkohen.

Zogaj e cilësoi deklaratën si një mesazh që e vë SPAK-un përpara përgjegjësisë, duke shtuar se kjo duhet të shërbejë si një shkundje për institucionin.

Reklamë

 Zogaj: Është deklaratë shumë e fortë. Ne i kemi thanë, ju duhet t’i kërkoni, sepse marrja e informacioneve bëhet në bazë të disa rregullave. Ne i kemi në servera, thonë. Ky është lajmi i parë që dha. Lajmi i dytë ishte se do t’ju ndihmojmë që t’i kërkoni. Përmendi një ekspert të fushës, i cili do t’ju ndihmojë se si të hyni në këtë botë të mistershme. Shumë politikanë dhe njerëz të botës së krimit kanë iluzionin se nuk do t’i zbuloni kurrë, por ja ku janë, kërkojini. I vuri para përgjegjësisë SPAK-un tonë. Është një shkundje, sepse ka rënë në gjumë SPAK-u.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.