Manjani: Ja pse Spiropali dhe Veliaj janë të pasinqertë
Juristi Ylli Manjani, i ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, komentoi përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Manjani deklaroi se, sipas tij, Spiropali nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim që të justifikonte përjashtimin, por e cilësoi atë dhe Veliajn si të pasinqertë në raport me pozicionin dhe qëndrimet e tyre politike.
“Për hir të së vërtetës, ajo nuk është se ka bërë ndonjë akt ose gjest që të meritonte përjashtimin. Është më shumë një nismë e Ramës që ta largojë, sesa vetë Elisa ta ketë kërkuar largimin. Pse e ka larguar, besoj se janë analiza dhe logjika që i takojnë PS-së dhe Ramës, që t’i bëjnë sipas interesave të tyre. Di të them që unë nuk shoh ndonjë debat parimor apo principesh. Nuk është debat parimor që më hoqën mua si ministre dhe tani fillojnë parimet. Ky është debati parimor? Nuk ka garë për kryetarin që fiton zgjedhjet. Është fare e thjeshtë. Këtë debat Elisa e ka mohuar t’ia bëjë vetes dhe PS-së që në vitin 2005. Kujt nuk i pëlqen që partia është karrocë që tërhiqet nga një kalë, ikën nga partia. Kjo është formula politike që ka diktuar Edi Rama: është ai kali që tërheq karrocën dhe fiton zgjedhjet. Tani, çfarë ka këtu, çfarë gare do Elisa apo qoftë edhe Erion Veliaj? Janë totalisht të pasinqertë me veten e tyre dhe nuk e dinë çfarë kërkojnë, sepse nuk kanë asnjë ndjesi sinqeriteti”, u shpreh Manjani.
Çfarë ndodh me gjobat 5 milionë lekëshe? Gazetari sqaron vendimin e “Kushtetueses”
Opozita izraelite bashkon forcat për të larguar Netanyahun, arrihet marrëveshja për ndarjen e ministrive
Fernando vendos në fund, Egnatia merr fitoren e parë historike në Conference League (VIDEO)
- 22:20 Manjani: Deputetët e PS zihen me njëri-tjetrin kush ka bërë më shumë lekë
- 21:53 I dënuari godet me ekspres kafeje punonjësin e burgut në Burrel, inspektori dërgohet në spital
- 21:52 Çfarë ndodh me gjobat 5 milionë lekëshe? Gazetari sqaron vendimin e “Kushtetueses”
- 21:17 Opozita izraelite bashkon forcat për të larguar Netanyahun, arrihet marrëveshja për ndarjen e ministrive
- 20:48 Fernando vendos në fund, Egnatia merr fitoren e parë historike në Conference League (VIDEO)
- 20:35 “Hyre në Lice se vizatove makinën e Enver Hoxhës”, Berisha përplaset me ministrin Gonxhja: Flet sekretari i partisë