‘Pushteti i Ramës deformon votën’/ Spiropali: Presion në periferi, tendera dhe elementë kriminalë

‘Pushteti i Ramës deformon votën’/ Spiropali: Presion në periferi, tendera dhe elementë kriminalë

22:26, 26/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka artikuluar akuza të forta ndaj mënyrës se si ushtrohet pushteti nga Edi Rama, duke pranuar deformimin e procesit zgjedhor përmes presionit mbi votuesit, përdorimit të administratës dhe mekanizmave shtetërorë.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Spiropali deklaroi se në periferitë e largëta presioni i pushtetit është veçanërisht i madh, ndërsa në sistemin aktual zgjedhor ka elementë të krimit, korrupsionit dhe përdorimit të tenderave si instrumente ndikimi.

Ajo ia atribuoi Edi Ramës përgjegjësinë kryesore për këto problematika, si kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste, duke kërkuar ndryshimin e sistemit elektoral dhe një reformë zgjedhore me sistem proporcional dhe lista të hapura.

Spiropali: Ne duhet të uleshim me protestuesit, ti jepnim hapësirë opozitës, të bënim një reformë zgjedhore me sistem proporcional me lista të hapura.

Deformimi fillon nga sistemi elektoral. Deformim të votës ka, sepse forca e pushteti është aq e madhe, dhe mbi të gjitha në periferitë e largëta, presioni i pushteti është shumë i madh.

Ka elementë të krimit, korrupsionit, ka elementë të përdorimit të mjeteve të pushtetit, të tenderave dhe shumëçka tjetër në këtë sistem. Edi Rama ka përgjegjësinë si për të parë problematikat, ashtu dhe si për t’i ndryshuar ato. Është kryeministri dhe kryetar i PS. Atdheu të mos trajtohet si pronë private.

Jam në betejë për ta ndryshuar dhe për ta evoluar sistemin. Unë jam ajo që kam qenë dhe do jem. Përgjegjësia më e madhe është modeli i personalizimit ekstrem të pushtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco