Top News- 430 mjete të blinduara ushtarake, pesë vende të NATO “gati për luftë” me Rusinë
26/11/2026 22:57

Pesë vende evropiane anëtare të NATO-s kanë bashkuar forcat për blerjen e 430 mjeteve luftarake të këmbësorisë, në atë që konsiderohet projekti më i madh i përbashkët i prokurimit ushtarak në historinë e Aleancës. Suedia, Finlanda, Norvegjia, Holanda dhe Lituania do të investojnë në blerjen e mjeteve të blinduara CV90, të prodhuara nga kompania BAE Systems Hägglunds. Nisma synon forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe rritjen e bashkëpunimit mes ushtrive evropiane përballë kërcënimit të mundshëm rus. Finlanda njoftoi më 26 nëntor se do të blejë 160 mjete të tilla, përmes një investimi prej 2.8 miliardë eurosh. Ministri finlandez i Mbrojtjes, e cilësoi projektin si një hap të rëndësishëm për forcimin e mbrojtjes evropiane dhe industrisë ushtarake të kontinentit. Prokurimi i përbashkët synon gjithashtu të zgjidhë një prej problemeve kryesore të NATO-s: mungesën e standardizimit të pajisjeve ushtarake mes vendeve aleate. Përdorimi i sistemeve të njëjta pritet të lehtësojë operacionet e përbashkëta dhe të ulë kostot. Rritja e investimeve ushtarake vjen në një kohë kur tensionet me Rusinë mbeten të larta, pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Top News- 430 mjete të blinduara ushtarake, pesë vende të NATO “gati për luftë” me Rusinë
26/11 22:57
Top News- Bie migrimi në Britani/ Niveli më i ulët në tre dekada, duke përjashtuar pandeminë
26/11 21:30
Top News- Kroacia kushtëzon anëtarësimin e Malit të Zi/ Rikthehen përplasjet për çështjen e kufirit
26/11 21:13
Top News- Pas bllokimit disavjeçar të linjave/Kosova ndalon tregtimin e energjisë me kompani serbe
26/11 16:42
Top News – Kim Jong un inspekton armët bërthamore / Kërkon që Koreja e Veriut të zgjerojë arsenalin
26/11 15:33
Top News – Do kthente shefin e Nvidias me ligj ushtarak / Hegseth hodhi idenë pas largimit të Huang
26/11 15:32
Top News – 100 mijë rezervistë ‘gati për luftë’ / Londra ‘në këmbë’, nuk ndodhte nga Lufta e Ftohtë
26/11 15:21
Top News – Refuzoi të blinte F35-at amerikanë/ SHBA akuzon Kanadanë: Dështoi në mbrojtjen e Amerikës
26/11 15:16
Top News – ‘Jemi vite dritë larg marrëveshjes’ / Meloni: Jo buxhet ‘ku jep shumë për të marrë pak’
26/11 15:10
Top Channel/Salvini: Zelensky të mos sjellë luftën në dyert tona, ne po i mbështesim ekonomikisht..!
26/11 14:58
Top Channel/ Musk fal nga dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në Shtetet e Bashkuara
26/11 14:56
Top Channel/ Kroacia bllokon Malin e Zi në BE? Në fillim të zgjidhim “hallet” e kufirit!
26/11 14:38
Top News – 1 milion satelitë në orbitën e Tokës / Musk merr ‘OK’-in, qendra të dhënash në hapësirë
26/11 13:16
Top News– Britania ‘shpëton’ nga emigrantët / Niveli më i ulët në dekada, me përjashtim të pandemisë
26/11 13:16
Top News – Trump paralajmëron Rusinë… / ‘Mos e zgjeroni luftën përtej Ukrainës, ka pasoja!’
26/11 13:14
Top News – Karta triumfon, lë pas Keshin / Për herë të parë në BE…kryeson Finlanda
26/11 13:14
Top News – Dy aksione të SpaceX për çdo fëmijë në SHBA, Elon Musk ‘do dhurojë’ 18 miliardë dollarë
26/11 13:07
Top Channel/ Përplasje për buxhetin e BE, Franca dhe Gjermania vendosin kushte, mosmarrëveshje…
26/11 11:56
Top News – Sherr në BE për Buxhetin 2028-2034 / Kërkohet arritja e një marrëveshjeje deri në dhjetor
26/11 11:49
Top News – Trump vendos tarifa të reja / Shënjestron Kinën, BE-në dhe 12 vende të tjera
26/11 11:46