Shtatzëna e dënuar me 6 vite burg arratiset me makinën e policisë
Një 26-vjeçare shtatzënë, e cila vuante dënimin në një burg në shtetin e Nju Meksikos, në SHBA, është arratisur pasi ka marrë nën kontroll automjetin që po e transportonte drejt burgut. Ngjarja ndodhi gjatë një ndalese për të blerë ushqim në një restorant të ushqimit të shpejtë në qytetin Albuquerque.
E burgosura, e identifikuar si Rebecca Taylor, po transportohej së bashku me një tjetër të burgosur drejt institucionit të vuajtjes së dënimit Western New Mexico Correctional Facility, pas një vizite mjekësore për kontrollin e shtatzënisë.
Sipas Departamentit të Korrigjimit në Nju Meksiko, rreth orës 11:35 të paradites së të mërkurës, 25 nëntor, tre efektivët që kryenin transportin ndaluan pranë një restoranti të rrjetit Whataburger, në Albuquerque.
Gjatë ndalesës, Taylor ka zgjidhur rripin e sigurimit, është zhvendosur në sediljen e shoferit dhe është larguar me automjetin tip SUV, Dodge Journey.
Nuk ishte prangosur për shkak të shtatzënisë
Sipas autoriteteve, 26-vjeçarja ndodhej në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe për këtë arsye nuk ishte prangosur gjatë transportit.
Zëdhënësja e Departamentit të Korrigjimit, Brittany Roembach, bëri të ditur se një prej efektivëve ndodhej pranë automjetit, por jo brenda tij në momentin e arratisjes.
E burgosura tjetër që ndodhej në automjet arriti të dilte prej tij dhe u vu sërish nën kujdesin e autoriteteve.
Automjeti i marrë nga Taylor u gjet i braktisur rreth orës 12:30 në një zonë banimi në jugperëndim të Albuquerque. Më vonë, autoritetet gjetën edhe uniformën portokalli të burgut që ajo kishte veshur, pranë kryqëzimit të rrugëve 98th Street dhe Rio Bravo.
Në kërkim disa agjenci policore, bllokohen burgjet në të gjithë shtetin
Pas arratisjes, autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi, ku janë përfshirë disa agjenci ligjzbatuese. Kontrollet janë përqendruar në zonën e Albuquerque, ndërsa po verifikohen edhe stacionet e autobusëve dhe trenave, përfshirë linjat Greyhound dhe Amtrak.
Si masë paraprake, të gjitha institucionet penitenciare në shtetin e Nju Meksikos u vendosën në izolim të përkohshëm. Kufizimet u hoqën mëngjesin e së enjtes, ndërsa në burgun ku vuante dënimin Taylor vijojnë masat e shtuara të sigurisë.
Rebecca Taylor po vuante një dënim prej gjashtë vitesh burg për disa vepra penale, përfshirë vjedhje automjetesh dhe hyrje me forcë në banesa.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse e shohin 26-vjeçaren, të mos tentojnë t’i afrohen, por të njoftojnë menjëherë policinë përmes numrit të emergjencës 911.
Sulmi me dronë iranianë në Kuvajt, humbin jetën dy italianë
Harroi karrocerinë të ngritur, kamioni përplaset dhe dëmton rëndë urën historike në Argjentinë (VIDEO)
E kapi gruan me dy burra në shtëpi, biznesmeni turk gjendet i vrarë me duart e lidhura
- 02:13 Forcat e Armatosura hapin dyert për të rinjtë në Elbasan, prezantohen mundësitë e rekrutimit (VIDEO)
- 02:01 Sulmi me dronë iranianë në Kuvajt, humbin jetën dy italianë
- 01:15 Harroi karrocerinë të ngritur, kamioni përplaset dhe dëmton rëndë urën historike në Argjentinë (VIDEO)
- 00:59 Deputeti i PD: Marrim 3 milionë euro në vit dieta, të ulim shpenzimet dhe pagesat nga Kuvendi
- 00:29 Debate në Kuvend për votimin e Buxhetit 2027 dhe Paketë Fiskale
- 00:28 Buxheti 2027, Kuvendi rrëzon propozimin e PD për minimumin jetik 200 euro