Një grup studentësh në Shqipëri ka njoftuar për themelimin e një partie politike me emrin “Të bashkuar për Shqipërinë”.
Në një deklaratë për media, nismëtarët kanë thënë se në këtë parti janë bashkuar të rinj, atdhetarë e profesionistë.
“Ne, një grup studentësh, të bashkuar me të rinjtë, atdhetarët dhe profesionistët, deklarojmë sot me zë dhe figurë krijimin e partisë ‘Të Bashkuar për Shqipërinë’. Për 180 ditë, mijëra të rinj, prindër dhe qytetarë kanë treguar që Shqipëria nuk është e lodhur. Ky zë u përket të gjithëve atyre që iu bashkuan protestave për Shqipërinë. Partia do t'u ofrojë atyre një rrugë kushtetuese drejt shtetit të së drejtës. Duam të bashkojmë zërat e shqiptarëve për një Shqipëri të bashkuar”, citohen të kenë thënë ata, sipas mediave në Shqipëri.
Studentët tash e sa muaj kanë protestuar vazhdimisht në Shqipëri. Protestat u nisën kundër një projekti në Zvërnec e u masivizuan me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Javëve të fundit situata është më e qetë, pas disa ditësh tensionesh.
-
Policia përdor ujë për t’i shpërndarë protestuesit në Tiranë
-
Rikthehet dhuna në Shqipëri – protestuesit insistojnë në dorëheqjen e Ramës
-
Protestuesit në Shqipëri hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë
-
Rama e vendos sërish tavolinën e dialogut para Kryeministrisë
-
Vazhdojnë protestat në Shqipëri