Amorim, pas fitores me përmbysje në Athinë: Është e vështirë të luash fizikisht çdo tri ditë, por…

27 Nëntor 2026
7:29
Alfred Lleshi
back button

Trajneri kuqezi, Ruben Amorim, analizoi fitoren e të tijve ndaj Olympiacos, në Athinë, me rezultatin 4-2. Për përmbysjen në fund: “Është më mirë t’i përfundosh ndeshjet në këtë mënyrë, sigurisht duke fituar. Kemi shumë punë për t’u bërë një skuadër shumë e fortë, por shpirti i duhur është aty.

Është fillimi i diçkaje. Problemi më i madh është përqendrimi te detajet e vogla: goditjet standarde, mbrojtja e portës dhe veprimet që duhet të bëjmë. Kjo vjen me kohën dhe përvojën. Aspekti teknik është i rëndësishëm, por përqendrimi mbetet thelbësor. Është e vështirë të luash fizikisht çdo tri ditë, por edhe më e vështirë ta përballosh vazhdimisht presionin për të fituar”.

Për kundërsulmet e pësuara: “Humbëm topin pa qenë nën presion. Duhet ta qarkullonim më mirë dhe t’i shmangnim zonat ku kundërshtari ushtronte presion”. Për fitoren e parë me përmbysje këtë sezon: “Është një ndjesi e bukur. Kundër Benfica krijuam më shumë raste se sot. Kjo fitore do të na rrisë besimin”.

Për Tomori: “Të gjithë mund të konsiderohen titullarë. Ai ka shpejtësi dhe përvojë. Mund të përmirësohet shumë, të përshtatet edhe si qendërmbrojtës. Kam ndryshuar mendim për të krahasuar me fillimin e sezonit. U rikuperua nga dëmtimi dhe sot ishte gati”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit