Rama publikon mesazhin e mëngjesit: Sot në Tiranë samiti i Planit të Rritjes me liderët e Ballkanit dhe Marta Kos

27 Nëntor 2026 | 08:03

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë një mesazh për samitin e Planit të Rritjes (Growth Plan), që po zhvillohet në Tiranë.

Rama ka publikuar një mesazh mirëseardhjeje për takimin që do të mbledhë në një tryezë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos.

Samiti zhvillohet me temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, ndërsa në fokus është procesi i integrimit europian dhe Plani i Rritjes për vendet e rajonit.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘Growth Plan’, me temë ‘Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku’, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kush është Radomir Saičić, akademiku që studentët serbë duan ta çojnë në presidencë? Qëndrimi i tij për Kosovën dhe afërsia me Rusinë

Radomir Saičić është një akademik serb, profesor i kimisë organike në Universitetin e Beogradit dhe anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU), i...
07:37 | 27/11/2026

Kuvendi miraton aktin për protestat, 79 vota pro edhe për gjobën 5 mijë lekë që pezulloi Kushtetuesja

Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro aktin normativ për tubimet, përfshirë edhe dispozitën që parashikon gjobë prej 5 mijë lekësh për bllokimin e rrugëve...
07:32 | 27/11/2026

Kuvendi rrëzon me 80 vota amendamentin e PD-së për pagën e 13-të të mësuesve

Kuvendi ka rrëzuar me 80 vota kundër amendamentin e propozuar nga Partia Demokratike për dhënien e pagës së 13-të për mësuesit e arsimit parauniversitar. Propozimi...
07:29 | 27/11/2026