Skuadra kampione në fuqi e Olympiacos ka marrë kreun e renditjes së Euroleague në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të raundit të 14-të. Grekët fituan 104-79 ndaj Hapoel Tel Aviv dhe ndodhen të vetëm në krye më 11 fitore (3 humbje).
Në vendin e dytë, me nga 10 fitore, ndodhen ekipet e Valencia e Panathinaikos. Të dyja këto ekipe u përballën mes tyre në Spanjë, me grekët që fituan 86-83. Më pas, me nga 9 fitore janë skuadrat e Fenerbahce dhe Dubai Basketboll.
Turqit arritën një fitore të madhe ndaj Barcelonës në Spanjë me shifrat 83-77, ndërsa skuadra arabe u mund 84-71 në shtëpi nga Partizan Beograd. Një javë e mirë për dy ekipet italiane, që fituan, ndërsa Real Madrid mundi 108-93 Zalgiris.
Euroleague-Raundi i 14-të
Besiktas – Paris Basketball, 76-88
Crvena Zvezda – Virtus Bologna, 84-108
Bayern Munich – Maccabi Tel Aviv, 79-87
Valencia Basket – Panathinaikos, 83-86
Villeurbanne – Armani Milano, 91-95
Barcelona – Fenerbahce, 77-83
Dubai Basketball – Partizan Beograd, 71-84
Olympiacos – Hapoel Tel Aviv, 104-79
Baskonia Gasteiz – Anadolu Efes, 86-81
Real Madrid – Zalgiris Kaunas, 108-93







