Turqia tashmë e kishte siguruar matematikisht kualifikimin në Kampionatin Botëror, prandaj në këtë ndeshje u paraqit me formacion paksa të ndryshuar.

Italianët zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer, duke kontrolluar rezultatin nga fillimi deri në fund të takimit.

Më efikasët te Italia ishin Niko Menion dhe Momo Diuf me nga 17 pikë. Renditja në grupin J pas nëntë xhirove: 1: Turqia – 8 fitore, 1 humbje 2: Italia – 6 fitore, 3 humbje 3:Serbia – 6 fitore, 3 humbje 4:Lituania – 5 fitore, 4 humbje 5: Islanda – 4 fitore, 5 humbje 6: Bosnja dhe Hercegovina – 3 fitore, 6 humbje.

Tre përfaqësueset e para të grupit sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Botëror të basketbollit