Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh për zhvillimin e samitit të “Growth Plan”, ku në fokus do të jenë reformat, rritja ekonomike dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘Growth Plan’, me temë ‘Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku’, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në Facebook.
Në këtë takim pritet të diskutohet për avancimin e procesit të integrimit evropian, zbatimin e reformave dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


