Meloni i vendos kufij mbështetjes për Kievin: Lufta në Ukrainë nuk mund të përhapet në Mesdhe
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përcjellë një mesazh të qartë ndaj Kievit dhe partnerëve europianë, duke paralajmëruar se lufta në Ukrainë nuk duhet të shtrihet në Mesdhe dhe të rrezikojë sigurinë e Italisë.
Duke folur me gazetarët në kuadër të mbledhjes urgjente të Këshillit Europian në Bruksel, Meloni rikonfirmoi mbështetjen e Romës për Ukrainën, por nënvizoi se kjo nuk mund të bëhet në kurriz të sigurisë kombëtare italiane.
“Besoj se është e drejtë të them se ju e njihni qëndrimin tim ndaj Ukrainës, e njihni mbështetjen time dhe mbështetjen e Italisë për Ukrainën. Megjithatë, besoj se lufta nuk duhet dhe nuk mund të përhapet në Mesdhe”, theksoi Meloni.
Kryeministrja italiane bëri të ditur se shqetësimet e Romës u janë përcjellë drejtpërdrejt autoriteteve ukrainase gjatë ditëve të fundit, ndërsa kërkoi që i njëjti mesazh t’u komunikohet edhe aleatëve.
“Besoj se për këtë çështje duhet të jemi absolutisht të qartë, ashtu siç kemi qenë ditët e fundit me miqtë tanë ukrainas. Gjithashtu, duhet të jemi të qartë edhe me partnerët tanë”, vijoi ajo.
Meloni theksoi se ndihma ushtarake dhe politike për Kievin duhet të shkojë paralelisht me garantimin e sigurisë së territorit dhe qytetarëve italianë.
“Besoj se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të vazhduar ta ndihmojmë Ukrainën të mbrohet. Megjithatë, ne duhet të mbrojmë edhe sigurinë e kufijve tanë dhe të qytetarëve tanë. Për këtë çështje kam qenë dhe kam ndërmend të vazhdoj të jem absolutisht e qartë me presidentin Zelensky dhe Ukrainën”, përfundoi kryeministrja italiane.
Çfarë do të ndodhte nëse Rusia do të shpërthente një armë bërthamore në hapësirë?
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani, masa të rrepta sigurie pas sulmeve vdekjeprurëse të viteve të fundit
A po bëhet Lista Serbe e pavarur nga Beogradi?
- 08:58 Tensione në Lindjen e Mesme! Goditen rafineritë saudite të naftës, Riadi i kundërpërgjigjet me sulme masive Jemenit
- 08:57 Çfarë do të ndodhte nëse Rusia do të shpërthente një armë bërthamore në hapësirë?
- 08:51 Fermerët evropianë marshojnë me traktorë në Bruksel, protestojnë kundër shkurtimeve të fondeve bujqësore (VIDEO)
- 08:49 Sulm kibernetik ndaj FIFA-s, hakerat aksesuan informacione personale dhe biznesi
- 08:41 Dështon marrëveshja për buxhetin shumëvjeçar të BE-së në Bruksel, Costa: Synojmë kompromisin deri në fund të vitit
- 08:37 Hotelet luksoze përfitojnë edhe 3 vite lehtësi fiskale, PS shtyn afatin e përjashtimit 10-vjeçar nga tatimi mbi fitimin