Protesta kundër Ramës, Pashaj: Shqiptarët do të jenë në shesh për një kauzë që e meriton plotësisht datën 28 nëntor

09:06, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qene mjeku Ermal Pashaj.

Gjatë bisedës më moderatorët Flavio Qarri dhe Greta Togani ai ka komentuar situatën në vend pas thirrjes së protestës së madhe për me datë 28 nëntor.

‘Shqiptarët do të jenë në shesh për një kauzë që e meriton plotësisht datën 28 nëntor‘, tha mjeku Pashaj.

Flavio Qarri: Çfarë ndjen për 28, cili mendon se do të jetë reagimi, cili është imputi që ke marrë nga bashkëpunëtorët nga qytetarët nga bashkëpunëtorët , nga ato njohje që ke në shesh, nga ai grup që mund të jetë krijuar edhe natyrshëm në rrugë.

Ermal Pashaj: Unë ndjej një kënaqësi të veçantë për faktin që në të parën herë në historinë shqiptare të kohëve të fundit, le ti quajmë moderne ka një mobilizim në të cilët festat kombëtare dhe festat e shumta që ka në Shqipëri, po shihen jo më si festa për tu shtruar në tavolinat e shtëpive për të festuar por po shihen edhe si kauza të drejta edhe për të protestuar. Dhe kjo është një ndërgjegjësim i koshiencës dhe i egos së shqiptarëve për të kërkuar  ato që duhen në mënyrën e duhur, nuk është më vetëm festat familjare apo në Shoqëri, ku njerëzit mblidhen të kalojnë mirë në atë drekën e datës 28. Po kujtojmë ndoshta para televizorit me ato filmat e kohës. Por tashmë ata do të jenë në shesh. Do të jenë në shesh për një kauzë që e meriton plotësisht datën 28 nëntor. Pra për një kauzë e cila thërret shqiptarët që të ngrihen mbi vokacionin e mëmës Shqipëri. Dhe këtë e quaj fantastike.

Flavio Qarri: Në vlerësimin tuaj cilat do të jenë veprimet konkrete përveç veshjes së një xhupi dhe daljes në rrugë të qytetarëve. Pra nëse flasim në një nivel strategjik.

Ermal Pashaj: Strategjinë shqiptarët e kanë patur gjithmonë të pakthyeshme në momentin që bëhen bashkë. Dhe shqiptarët këtë herë nuk duhet të bëjnë asgjë tjetër përveçse të bëhen dhe të rrinë bashkë. Ky është i vetmi element i pakthyeshëm, njëlloj si thuprat e Skënderbeut dikur.

Flavio Qarri: Po ato që kemi parë në 48 orët e fundit,  janë përpjekje për tu bërë bashkë apo për tu bashkuar veçmas. Flas këtu, krimi, jo liste studentësh, jo lista kombëtare.

Ermal Pashaj: Degët e ndryshme të një pemë prodhojnë fruta në kohë të ndryshme por besoj që janë të gjithë të së njëjtës degë dhe besoj se do ketë reflektim.

Flavio Qarri: I shihni si përpjekje për rfraktarizem, apo organizim.

Ermal Pashaj: Shiko, mendoj që njerëz të ndryshëm në shesh kanë perceptime të ndryshme dhe kjo është normalitet. Por maturimi dhe konkludimi me lëvizje konkrete, dikush e ka me të shtyrë, dikush e ka më të madhe iniciativën. Kam përshtypje që një fjalë e urta thotë sipas vendit behet kuvendi.

Flavio Qarri: Mos e krahaso me Kuvendin se nuk ekemi aq më formë kuvendin.

Ermal Pashaj:  Po sigurisht se ai kuvend atë vend meriton. Po diskutimi ishte tjetër. Diskutimi ishte që për të mbledhur shqiptarët në një datë kaq të rëndësishme, personalisht unë do të kisha pritur pak, dhe nuk shoh ndonjë gjë të gabuar. Besoj se këto do të sjellin ndryshimin për mirë. Maturimi do të kishte treguar edhe pritjen edhe disa ditë. Megjithatë të rinjtë e kanë mundësinë që të shkruajnë historinë. Dhe me dhjetorin që është përpara i cili njihet botërisht si dhjetori i rinisë. Po të kisha qene unë e kisha pritr më shumë. Jam besimplotë që tentativa të tilla janë për mirë në të ardhmen tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco