Një ngjarje e rëndë ka përfunduar me një humbje të dhimbshme. 14-vjeçarja Mishel Pelari (Ndokaj), e cila prej 10 ditësh luftonte për jetën në Spitalin e Traumës, ka ndërruar jetë më 25 nëntor.
E mitura ishte dërguar në spital pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e 16 nëntorit në zonën e Astirit, ku ishte vetëhedhur nga kati i gjashtë i një pallati. Pavarësisht kujdesit intensiv dhe përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve, plagët e marra rezultuan fatale.
Në ditët pas ngjarjes, familjarët dhe të afërmit e Mishelit iu drejtuan publikut përmes JOQ Albania, duke kërkuar ndihmë për dhurim gjaku me shpresën se 14-vjeçarja do të arrinte të rikuperohej.
Fatkeqësisht, shpresa për ta parë sërish pranë tyre u shua, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen dhe njerëzit e saj të dashur.
JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pelari (Ndokaj) për këtë humbje të rëndë. U prehtë në paqe, Mishel!