Tirana pret Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama: Një tjetër ditë mikpritjeje për Shqipërinë

Tirana është sot mikpritëse e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, që zhvillohet në Pallatin e Brigadave nën moton “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”.
Në takim marrin pjesë liderët e vendeve të rajonit dhe Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në fokus të diskutimeve janë reformat, zbatimi i Planit të Rritjes dhe forcimi i integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.
Kryeministri Edi Rama e ka njoftuar samitin edhe përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘Growth Plan’, me temë ‘Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku’, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”.
Aktivitetet nisin në orën 10:00 me mbërritjen e liderëve, ndërsa në orën 12:30 është parashikuar konferenca e përbashkët për mediat e Ramës dhe Marta Kos.
/vizionplus.tv




