Milani fitoi me rezultatin 2-4 përballë Olimpiakos. Ishte Diego Moriero që e vulos rezultatin në minutën e 95-të, teksa sfida ishte e vlefshme për Ligën e Europës.
Moreira provokoi tifozët grekë, për këtë ishte Amorim që kërkoi më pas falje.
Mesfushori belg qëndroi disa sekonda pa lëvizur, duke shikuar tifozët e Olimpiakosit pas golit të tij. Një gjest që solli përplasje me lojtarët kundërshtarë.
“Nuk do të ndodhë më. Moreira është një djalosh, duhet të rritet. E dimë që nuk do të na pëlqente nëse dikush do ta bënte këtë me tifozët tonë. Është përgjegjësia ime, por ai nuk e bëri në mënyrë të keqe. Kërkoj falje”, u shpreh Amorim.
Për Milanin ishte një përmbysje e jashtëzakonshme në pjesën e dytë.
Plot katër gola të shënuar, pasi ekipi e pa veten në disavantazh të dyfishtë.
© SYRI.net
VIDEO/ Juventusi përmbys Omonian, bardhezinjtë shpërthejnë me katër gola
Demrozi shpërblen lojtarët e Egnatias me 80 mijë euro: Kjo fitore është për gjithë futbollin shqiptar
Nevil Dede: Duhej të fitonim me rezultat më të thellë, më vjen keq për rastet e shpërdoruaraBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: