Aktualitet

Shirat në Gjirokastër, disa fshatra në Dropullin e Sipërm pa energji elektrike!

Disa fshatra në Njësinë Administrative Dropull i Sipërm vijojnë të jenë pa energji elektrike, pas ndërprerjeve të shkaktuara gjatë natës.

Sipas informacionit mbi situatën në Qarkun e Gjirokastrës, OSHEE-ja ka ndërhyrë për rikthimin e energjisë, por ende nuk është normalizuar furnizimi në disa fshatra.

Ndërkohë, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, në të gjithë territorin e qarkut janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët.

Nga bashkitë e qarkut dhe OSHEE nuk raportohen problematika të tjera, ndërsa situata vijon të monitorohet nga strukturat përkatëse.