Po shitet kokainë afër gjimnazeve në Kamëz e Fushë Krujë, droga shpërndahej me Toyota Yaris! Sekuestrohen 900 gr kokainë

09:21, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 34 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se lëvizte me lëndë narkotike, në automjet, për ta shitur në afërsi të shkollave dhe ambienteve që tjera që frekuentohen nga të rinjtë, në Kamëz dhe Fushë Krujë.

I arrestuari D.  V. u kap teksa drejtonte automjetin tip “Toyota Yaris”,  në bulevardin “Nënë Tereza” ku dhe u gjet një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa në banesë iu gjetën 397 gramë të së njëjtës lëndë.

Arrestimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”.

Fenomeni i shitjes së drogë afër shkollave, ku ka të rinj është tepër shqetësues. Pak ditë më parë në një tjetër operacion policia arrestoi 13 persona pasi shisnin drog9 afër shkollave në Shkodër.

Njoftimi i policise

Sekuestrohen mbi 900 gramë Kokainë, 1 automjet tip “Toyota Yaris”, dhe 1 celular.

Lëvizte me lëndë narkotike, në automjet, për ta shitur në afërsi të shkollave dhe ambienteve që tjera që frekuentohen nga të rinjtë, në Kamëz dhe Fushë Krujë, vihet në pranga 34-vjeçari.

Në vijim të zbatimit të planeve të posaçme të masave për sigurinë në shkolla, si dhe në vijim të goditjeve ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve që tentojnë të depërtojnë te nxënësit dhe të rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, gjatë së cilës u arrestua në flagrancë shtetasi D.  V., 34 vjeç.

Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në bulevardin “Nënë Tereza”, u gjet një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa në banesë iu gjetën 397 gramë të së njëjtës lëndë.

Lënda narkotike dyshohet se ishte siguruar me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe ambienteve që tjera që frekuentohen nga të rinjtë, në Kamëz dhe Fushë Krujë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco