
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), pasi është thirrur në lidhje me kallëzimin që ka depozituar ndaj kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Kallëzimi u bë pas akuzave të protestuesve për dhunë policore gjatë tubimeve kundër qeverisë, të cilat vijojnë prej disa muajsh.
Sipas raportimeve, kallëzimi lidhet me pretendimet për dhunë ndaj protestuesve dhe kërkon hetimin e përgjegjësisë së drejtuesve të Policisë së Shtetit për veprimet e efektivëve gjatë tubimeve.