Mbërrin Marta Kos dhe delegacioni i Bashkimit Europian në Pallatin e Brigadave, priten nga Rama (VIDEO)

27 Nëntor 2026 | 10:13

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, së bashku me delegacionin e Bashkimit Evropian, ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave. Vizita zhvillohet në kuadër të samitit të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet me temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”.

Fokusi kryesor i punimeve të këtij takimi të nivelit të lartë është zbatimi i Planit të Rritjes (Growth Plan), ecuria e reformave, prioritetet strategjike dhe integrimi ekonomik i vendeve të rajonit në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Plani i Rritjes parashikon mbështetje të rëndësishme financiare për Ballkanin Perëndimor, e cila është e kushtëzuar nga përmbushja e reformave dhe angazhimeve të përcaktuara nga Brukseli.

Sipas agjendës, mbërritja e liderëve është parashikuar në orën 10:00, ndërsa në orën 10:30 do të mbahen fjalët hyrëse nga Rama dhe Kos. Në këtë fazë janë parashikuar edhe prononcimet për mediat të përfaqësuesve pjesëmarrës.

Në orën 12:15 do të realizohet fotografia e përbashkët e liderëve, ndërsa në orën 12:30 Rama dhe Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trafikimi i një të miture, Prokuroria e Shkodrës thirrje për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit të fëmijës

Prokuroria e Shkodrës këtë të premte ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me një rast trafikimi të një të miture, teksa ka bërë thirrje...
09:21 | 27/11/2026

Shiste kokainë pranë shkollave në Kamëz dhe Fushë-Krujë, arrestohet 34-vjeçari! Sekuestrohen mbi 900 gramë drogë

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi gjatë kontrolleve në automjetin dhe banesën e tij u gjetën mbi 900 gramë kokainë. 34-vjeçari dyshohet...
09:17 | 27/11/2026

Forcat e Armatosura hapin dyert për të rinjtë në Elbasan, prezantohen mundësitë e rekrutimit (VIDEO)

Karriera ushtarake po promovohet si një mundësi për punësim dhe zhvillim profesional për të rinjtë. Në Elbasan, Forcat e Armatosura organizuan një ditë të hapur,...
02:13 | 27/11/2026