Begaj takohet me Presidenten e Kosovës: Mbështesim statusin kandidat në BE dhe nismat ligjore për Hagën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër.

Gjatë takimit, Begaj rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për dhënien e statusit kandidat Kosovës në Bashkimin Evropian, hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe anëtarësimin e saj në NATO.

Të lidhura

None found

Kreu i shtetit shqiptar theksoi se Kosova meriton një qasje të re nga Bashkimi Evropian, duke vlerësuar përpjekjet e saj për përmbushjen e standardeve evropiane dhe përafrimin me politikat e BE-së.

Gjithashtu, Begaj bëri të ditur se kërkesa për njohjen e Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap, mbetet pjesë e agjendës së tij në takimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Një tjetër çështje e diskutuar mes dy presidentëve, ishte procesi gjyqësor në Hagë. Begaj shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për hapat ligjorë të autoriteteve të Kosovës dhe të drejtën kushtetuese për ndërmarrjen e nismave ligjore lidhur me Dhomat e Specializuara, në konsultim me partnerët ndërkombëtarë.

Presidenti rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë për një drejtësi të paanshme, që respekton edhe kontekstin historik të luftës së popullit të Kosovës për liri.

Begaj kërkoi gjithashtu intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rikthimin e takimeve më të shpeshta të përbashkëta ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas tij, dy presidentët duhet të shërbejnë si faktorë përbashkues të shqiptarëve, duke promovuar interesat dhe aspiratat e tyre në arenën ndërkombëtare, përtej politikës së ditës.

 


Shtuar më 27.11.2026 11:30

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisnesineblack jack insurancejojobet girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbet