Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë ka shfuqizuar vendimin e 12 tetorit të Sekretariatit të Etikës, që përjashtoi për 60 ditë deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu nga punimet e Kuvendit. Gjykata ka urdhëruar ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
VENDOSI:
1. Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 12.10.2026 të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për përjashtimin 60 ditë nga pjesëmarrja në seancë plenare dhe komisione parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu”.
2. Dhënien e vendimit me ekzekutim të menjëhershëm.
Më 12 tetor Sekretariati i Etikës kishte vendosur përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Masa disiplinore erdhi pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi dy deputetët e opozitës për incidente gjatë votimit të Reformës Territoriale, ku ata hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë.
-
Çudia më e madheështë që Kuvëndi varet nga vnykatat.Turp për drejtësin.KU SHKOJMË NË E.U. APO NË GROPË O TË(Ç).NDERUAR GJYQTARË.NE SHQIPOT THEMI UBË BISHTI MË I RËNDË SE SQEPARI.
Përgjigju









Komente
Komento