Moti i keq nxjerr në bregdet breshkën e ngordhur gjigante, peshon mbi 20 kg

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.11.2026, 11:38

Një breshkë deti me përmasa të pazakonta është gjetur në bregdetin e Durrësit, pasi dallgët e forta e kanë nxjerrë në breg gjatë motit të keq.

Ka qenë një qytetare ajo që ka filmuar rastin dhe ka ndarë pamjet, ku shihet breshka e shtrirë në breg, mes baltës dhe mbetjeve të sjella nga deti. Sipas dëshmisë së saj breshka peshon mbi 20 kilogramë dhe fatkeqësisht ka ngordhur.

Në videon e publikuar duken qartë kushtet e vështira atmosferike, deti i trazuar dhe dallgët që përplasen përgjatë vijës bregdetare.

Rasti ngre shqetësime për mbrojtjen e faunës detare, ndërsa mbetet për t'u verifikuar nga specialistët lloji i breshkës dhe shkaqet që mund të kenë çuar në ngordhjen e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit