Edhe pse e përshkroi si “mik”, presidenti amerikan, Donald Trump, serish i drejtoi nje thirrje publike homologut rus, Vladimir Putin, që të ndalë agresionin ushtarak në Europë dhe të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën. Në një postim në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se këtë kërkesë ia kishte përcjellë Putinit gjatë takimit të tyre në Kinë, duke përcjellë shpresën se lufta mund të përfundojë shpejt.