Fshatrat e Lezhës pa dritë për orë të tëra, banorët: E papranueshme në vitin 2026

12:00, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike në zonat rurale të Lezhës. Më të prekura kanë qenë fshatrat e njësive administrative Zejmen dhe Kolsh, të cilat kanë mbetur në errësirë për orë të tëra, për shkak të defekteve në rrjet.

Ndërkohë, në Grykë-Manati dhe Manati, energjia elektrike nuk është rikthyer as gjatë ditës së premte, duke qëndruar në errësirë më shumë se 24 orë. Banorët thonë se ndërprerjet janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm, duke ua vështirësuar jetën e përditshme. Ata e konsiderojnë absurde që në vitin 2026 të përballen ende me mungesën e energjisë elektrike, për shkak të mungesës së investimeve.

Nga ana tjetër, OSHEE bën me dije se, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik dhe kushteve të këqija atmosferike, janë regjistruar defekte të shumta. Sipas institucionit, pjesa më e madhe e tyre janë identifikuar dhe riparuar, ndërsa grupet e punës vijojnë ndërhyrjet për rikthimin e energjisë elektrike edhe në zonën e Manatisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco