
Një gol spektakolar ka tërhequr vëmendjen në një ndeshje miqësore mes futbollistëve joprofesionistë, ku protagonisti ishte gazetari Daniel Muçaku.
Muçaku ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm me roveshatë, duke rikrijuar një prej momenteve më ikonike të futbollit modern, atë të Cristiano Ronaldos kundër Juventusit, me fanellën e Real Madridit në Champions League.
Me një koordinim të shkëlqyer dhe një goditje akrobatike, gazetari ka dërguar topin në rrjetë, duke treguar se pasioni për futbollin nuk njeh kufij dhe se edhe në një ndeshje mes amatorësh mund të shfaqen momente që të kujtojnë yjet e mëdhenj të këtij sporti.
Goli i Ronaldos ndaj Juventusit në vitin 2018 mbetet një prej realizimeve më të bukura në historinë e Champions League, ndërsa Daniel Muçaku ka tentuar ta sjellë në versionin e tij, këtë herë në një fushë miqësore.
Një perlë e vërtetë, që meriton të shihet jo vetëm për bukurinë e realizimit, por edhe për guximin për të provuar një goditje të tillë!