Një 21-vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e sotme në një poligon në Shijak.
Sipas raportimeve në media, ngjarja është regjistruar rreth orës 13:50, ku i riu me inicialet S. K., banues në Shijak, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.













