Me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, Policia e Vlorës ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe ndalim të parkimit të automjeteve në disa akse rrugore të qytetit.
Masat do të hyjnë në fuqi prej orës 22:00 të ditës së sotme dhe do të jenë në zbatim deri në përfundimin e aktiviteteve festive që do të zhvillohen në qytet.
Sipas njoftimit të Policisë, kufizimet do të përfshijnë këto akse rrugore:
-Rrethrrotullimi – sheshi “Omonia” – Shkolla e Muzikës – kryqëzimi i Menës – rruga për te “Hollidej”. Në të dyja anët e këtij aksi nuk do të lejohet parkimi i automjeteve.
-Kryqëzimi që vjen nga “Hollidej” – agjencia “Ruci” – kryqëzimi i Kapeles. Ndalimi i parkimit do të jetë në krahun e djathtë të rrugës.
-Aksi rrugor nga zona e L-së deri te kryqëzimi i Grevës, ku gjithashtu nuk do të lejohet parkimi i automjeteve.
Policia e Vlorës u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin parkimin në akset e përcaktuara dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e festimeve të Pavarësisë dhe Çlirimit.













