Komisioneria Kos: Protestat paqësore janë shenjë e demokracisë

27 Nëntor 2026 | 14:20

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar rolin e protestave paqësore në një shoqëri demokratike, duke theksuar se qytetarët që kërkojnë standarde më të larta për demokracinë, mjedisin dhe pavarësinë e drejtësisë duhen parë si aleatë të integrimit europian.

Në një intervistë për Euronews Albania me gazetaren Mirela Milori, Kos u pyet për protestat që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndikimin e tyre në rrugën europiane të Shqipërisë.

Ajo theksoi se Komisioni Europian nuk mban anë në çështjet e brendshme politike të vendit, por nënvizoi se protestat që kërkojnë respektimin e standardeve europiane mund të kontribuojnë në përparimin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Për ne është e rëndësishme që njerëzit të cilët protestojnë në mënyrë paqësore dhe kërkojnë standarde të larta ekologjike ose standarde të larta të demokracisë ose standarde të larta të sistemit të pavarur gjyqësor, të mund të ndihmojnë për ta shtyrë Shqipërinë përpara në rrugën europiane, dhe mendoj se ata duhen trajtuar edhe si aleatë të rrugës drejt anëtarësimit në BE”, deklaroi Kos.

Komisionerja europiane u shpreh gjithashtu se shqetësimet e qytetarëve duhet të merren seriozisht, duke e konsideruar protestën një element të rëndësishëm të funksionimit të demokracisë.

“Kur shoh protesta, kjo është edhe një shenjë se demokracia po funksionon vërtet, sepse, nëse kthehemi pas në kohët e shkuara, në kohët kur Shqipëria ishte një vend i izoluar komunist, nuk mund të protestoje. Pra, kjo shkon krah për krah, shprehja e vullnetit të popullit, shprehja e mospajtimit, kur njerëzit nuk janë dakord, është po ashtu pjesë e proceseve demokratike”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marta Kos për Euronews Albania: Qeveria duhet të hartojë ligj të ri për investimet strategjike

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka kërkuar nga qeveria shqiptare ndryshime në legjislacionin mjedisor dhe hartimin e një ligji të ri për investimet strategjike,...
14:14 | 27/11/2026

SPAK sjell komunikimet e Sky ECC në gjyqin për vrasjen e Jan Prengës, zbardhen bisedat mes Rexhepit, Hajrit dhe Funiqit

SPAK ka paraqitur prova të reja në procesin gjyqësor ndaj Dritan Rexhepit dhe gjashtë të pandehurve të tjerë, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e...
13:45 | 27/11/2026

Kos: Traktati i anëtarësimit mund të nënshkruhet në 2028-ën! Rama: S’ka datë fikse, ne do të bëjmë detyrat

E pyetur nga gazetari i Euronews Albania mbi një datë konkrete për përmbylljen e pritjes mbi 3 dekada të shqiptarëve për tu anëtarëduar në BE,...
13:13 | 27/11/2026