Sulm kibernetik ndaj Forcave Ajrore: Hakerat fitojnë akses në platformën e të dhënave të raketave dhe bombave

Një sulm kibernetik ka prekur Cloud One, një nga sistemet më të mëdha të ruajtjes në cloud të ushtrisë së SHBA-së, duke ngjallur shqetësime serioze për sigurinë e një vëllimi të konsiderueshëm informacioni ushtarak.

Agjencia Reuters ka raportuar këtë zhvillim, duke u mbështetur në deklarimet e pesë burimeve anonime të cilët janë të njohur me situatën. Sipas tyre, ndërhyrja u zbulua vetëm gjatë muajit të kaluar, pikërisht në periudhën kur po kryheshin punime për përmirësimin e infrastrukturës.

Të lidhura

None found

Burimet theksojnë se incidenti ka sjellë ndërprerje në veprimtarinë e këtij sistemi, por ende mbetet e paqartë identiteti i autorëve, shtrirja e plotë e depërtimit dhe nëse ka pasur vjedhje të dhënash.

Platforma Cloud One u themelua në vitin 2017 me qëllim që të konsolidojë të gjitha shërbimet teknologjike të Forcave Ajrore Amerikane në një sistem të vetëm. Ajo bazohet në infrastrukturën e ofruar nga Microsoft, Amazon, Oracle dhe Alphabet, dhe shërben për një gamë të gjerë aplikimesh, duke përfshirë ato që menaxhojnë informacionin e personelit, pagat, logjistikën dhe mirëmbajtjen ushtarake.

Ndër sistemet që operojnë nëpërmjet Cloud One përfshihen gjithashtu platforma e cila grumbullon informacione nga radarët e mbrojtjes ajrore në Amerikën e Veriut, si dhe një tjetër që ndjek lëvizjen e bombave dhe raketave në mbi 200 baza dhe lokacione të Forcave Ajrore në të gjithë globin.

Pas identifikimit të kësaj ndërhyrjeje, Komanda Kibernetike e ushtrisë së SHBA-së ka nisur hetimet dhe aktualisht po vlerëson shkallën e dëmit të shkaktuar.

Ky sulm ka sjellë gjithashtu kufizime në aksesin e platformës. Burimet e Reuters raportojnë se është ndalur transferimi i disa aplikacioneve administrative në Cloud One, dhe janë bllokuar përditësimet për aplikacionet ekzistuese. Kjo ka bërë që personeli i Forcave Ajrore të mos mund të instalojë përditësime të reja apo të adresojë dobësitë e sigurisë. Për më tepër, disa përdorues kanë humbur të drejtat e administratorit.

Një prej burimeve ka deklaruar për Reuters se autorët e sulmit mund të kenë shfrytëzuar një dobësi në softuer për të arritur në të ashtuquajturin ‘plan kontrolli’, i cili është pjesa qendrore përgjegjëse për menaxhimin dhe kontrollin e platformës. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se cilat të dhëna ose sisteme specifike mund të jenë komprometuar.

Në një përgjigje zyrtare për Reuters, Forcat Ajrore Amerikane kanë thënë se nuk japin detaje mbi gjendjen e sigurisë ose dobësitë e sistemeve të veçanta, por kanë nënvizuar se ndërmarrin rregullisht masa për të mbrojtur informacionin dhe aftësitë e tyre operacionale. Ky rast shënohet në një kohë kur institucionet e SHBA-së janë duke u përballur me një seri sulmesh kibernetike të zbuluara kohët e fundit, duke përfshirë ato që kanë prekur FBI-në, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Thesarit.


Shtuar më 27.11.2026 14:36

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisMedusa Marketingblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobet